
U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, shtyhet seanca për Dervish Hasin

Gjykata e Apelit ka shtyrë këtë të martë seancën për mjekun kardiokirurg, Dervish Hasi, i arrestuar për trafikim të miturish dhe pornografi.
Mjeku ishte i përfaqësuar nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami.
Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12 mbahet seanca e radhës.
Ndërkohë një ditë më parë, Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë. Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë. E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128