U njohën në punë dhe nisën një lidhje, zbulohet zanafilla e plagosjes me armë te Komuna e Parisit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku oficeri i policisë Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën, drejtor në ERE.
Shkak për këtë konflikt ishte marrëdhënia intime e gruas së policit me 45-vjeçarin Kosta, edhe pse të dy ishin të martuar.
Mësohet se gruaja e policit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.
Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.
Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.
Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij. / Marrë nga SYRITV
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

