U shkarkua nga Presidentja e Kosovës, kush është gruaja që Rama e propozoi për kryetare të SHISH-it?

17 Mars 2023, 16:32 / POLITIKË ALFA PRESS

U shkarkua nga Presidentja e Kosovës, kush është gruaja që

Takimin në mëngjes me presidentin Begaj, kryeministri Edi Rama e zhvilloi sepse i propozoi emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së AKI-së por edhe drejtimin e saj për një periudhë të shkurtër për shkak të largimit të kryetarit të mëparshëm.

Hyseni ka qenë në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Sipas mediave kosovare, Hyseni cilësohet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.


Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Po ndodh...