VIDEO/ Grushta e shkelma në urbanin e "Tiranës së Re”, pasagjerët dhe faturino rrihen me njëri-tjetrin!

4 Mars 2025, 14:21 / AKTUALITET ALFA PRESS
VIDEO/ Grushta e shkelma në urbanin e "Tiranës së Re”,

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re" në kryeqytet.

Një qytetar është përplasur fizikisht me faturinon e urbanit. 

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa pamjet e bëra virale në rrjet tregojnë se si qytetari ka shkelmuar dhe grushtuar faturinon e urbanit.

Sherri ka shkaktuar panik te qytetarët e tjerë që ndodheshin në urban dhe në stacion, teksa kanë tentuar që të futen mes tyre për ti ndarë. 

"Qenke i keq ti ore. Është në detyrë ai...", dëgjohet ti thotë një qytetare të riut që po dhunonte faturinon.

Sakaq lidhur me rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Po ndodh...