Vrasja e Alba Cenkos nga burri, familjarët e autorit: Fëmijët e çiftit ende se dinë për ngjarjen

6 Dhjetor 2024, 16:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Alba Cenkos nga burri, familjarët e autorit: Fëmijët e

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e shqiptares në Greqi, ku dy djemtë e mitur të çiftit Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre nuk jeton më.

Kunata e autorit të krimit ka treguar për mediat greke se ky është një moment shumë i vështirë për ta dhe ende nuk i kanë treguar fëmijëve që i ati u ka vrarë nënën e tyre.

Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë, nuk e dinim. Kur pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka ikur nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, u shpreh kunata e 39-vjeçarit nga Fieri.

Gruaja e vëllait të autorit të krimit, ishte ajo që mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar (28 Nëntor) pa e ditur arsyen.

Dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit në Ampelokipi, teksa dy djemtë të moshës 9 dhe 12-vjeç po flinin gjumë. Pasi ka mbështjellë trupin e gruas me çarçaf e ka vendosur në papafingo, ku e ka lënë për 1 javë derisa ditën e djeshme (5 Dhjetor) telefonoi policinë duke rrëfyer vrasjen.

Dyshohet se fillimisht e ka goditur gruan me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar.

Pas vrasjes fëmijët i ka dërguar tek banesa e të vëllait, ndërsa ka mashtruar familjarët e Alba Cenkos duke dërguar SMS me celularin e viktimës.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128