Vrasja e Liridona Ademajt, eksperti i Çështjeve të Sigurisë: Është liruar nga qelia njëri prej personave që shiti armën e krimit

Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Hajrulla Tërnava në një lidhje skype për “Breaking” me Dafina Hysën në Top News foli mbi detajet e reja rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Prishtinën vitin e kaluar ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj. Për vrasjen e rëndë mes të arrestuarve është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Tërnova bëri me dije se njëri prej katër të arrestuarve, konkretisht Tom Dodaj personi që i shiti armën vrasësit, është liruar nga qelia. Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e trafikut të armëve dhe jo vrasja e Liridonës.
“Personat në fjalë janë të burgosur, hetimet janë në vijim e sipër. Gjatë këtyre ditëve është liruar njëri prej atyre që u ka shitur armë. Është konstatuar se ai ka shitur armë për qëllimin e vetë por jo për vrasjen e Liridonës. Por tani ai ngarkohet për veprën tjetër të shitjes së armëve jo për vrasjen e Liridonës. Tre të tjerë janë të paraburgosur dhe do dalin para gjyqit dhe do marrin dënimin e merituar. Meqenëse u është vazhduar paraburgimi pritet që në fund hetuesia të vendosë për fatin e tyre”- u shpreh eksperti.
Ai bëri me dije se prokuroria mund të ketë gjetur prova të reja në telefonin e Murselit mbi ngjarjen e rëndë, prova të cilat nuk i bën publike.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



