
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen e autorit të dyshuar 14-vjeçar

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.
Bëhet me dije se, gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.
Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokati i miturit, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.
Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.
Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”
Ndërkohë më 10 shkurt Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, duke e lënë Mario Perlleshajn në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128