Zbulohet qendra e masazhit e kthyer në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet menaxherja

Një qendër masazhi e kthyer në “fole” prostitucioni është zbuluar në Tiranë. Si pasojë, është arrestuar menaxherja e qendrës së masazheve dhe procedohen penalisht 4 shtetase të tjera, punonjëse në këtë qendër dhe një 49-vjeçar.
Sakaq, është shpallur në kërkim nga policia një 29-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Flower”.
Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari.
Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.
Si rezultat i tij:
u arrestua në flagrancë shtetasja 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;
u proceduan në gjendje të lirë shtetaset 26 vjeçe, 35 vjeçe, 26 vjeçe, 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi 49 vjeç, banues në Tiranë;
u shpall në kërkim shtetasi 29 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

