Ambasadorja e re e BE nisi misionin në Tiranë, takim 1 orë me Ramën në Kryeministri

8 September 2026, 10:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe ambasadores së re të BE-së, vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës dhe dorëzimit të kredencialeve te Presidenti Bajram Begaj. Takimi ka nisur prej rreth një ore.

Sipas raportimeve, në takimin Rama-Moreira de Sousa pritet të diskutohet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ecuria e reformave në kuadër të këtij procesi.

Në fokus pritet të jetë edhe qasja që do të ndjekë ambasadorja e re e BE-së gjatë mandatit të saj, pasardhëse e Silvio Gonzatos në këtë detyrë.

Moreira de Sousa ka qëndruar rreth 1 orë në takim me shefin e qeverisë dhe më pas është larguar.

Po ndodh...