Bashkëpunimi me SHBA/ SPAK nis gjuetinë e parasë së korrupsionit: Prokurorët drejt Karaibeve për pasuritë në kriptomonedha, të politikanëve dhe zyrtarëve

27 November 2026, 23:01 / POLITIKË ALFA PRESS
Bashkëpunimi me SHBA/ SPAK nis gjuetinë e parasë së

Një grup prokurorësh të SPAK pritet të udhëtojnë në javët në vijim drejt Santo Domingos, kryeqytetit të Republikës Dominikane, për të gjurmuar pasuri të dyshuara si produkt i korrupsionit të disa zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilat dyshohet se janë konvertuar në kriptomonedha.

Lajmi ekskluziv u bë i ditur në emisionin “Black Box” në Ora News, ku u raportua se udhëtimi i hetuesve shqiptarë do të ketë në fokus gjurmimin e këtyre pasurive dhe transaksioneve financiare.

Gjatë emisionit u trajtua edhe vizita e ambasadorit amerikan Eric Went në SPAK, si dhe mesazhet e publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane lidhur me rëndësinë e ruajtjes së provave dixhitale, të cilat mund të zhduken brenda pak ditësh dhe të jenë vendimtare për hetimet e ardhshme.

Sipas raportimit, një pjesë e provave që mund t'i nevojiten drejtësisë shqiptare ndodhen në serverat e kompanive amerikane. Bëhet fjalë për komunikime teknologjike, llogari në rrjetet sociale dhe të dhëna financiare.

Në këtë kuadër, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka sjellë në Shqipëri ekspertin e specializuar për krimet kompjuterike, Taylor Philips, i cili, sipas të dhënave të prezantuara në emision, ka qenë i përfshirë në hetime ndërkombëtare për mashtrime kompjuterike, pastrim parash dhe gjurmimin e transaksioneve në kriptomonedha.

Informacioni për udhëtimin e prokurorëve drejt Republikës Dominikane nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK. Megjithatë, sipas emisionit “Black Box”, zhvillimet e fundit dhe mesazhet e përcjella nga përfaqësuesit amerikanë vënë në fokus nevojën për veprim të shpejtë në ruajtjen dhe administrimin e provave dixhitale.

Ndiqni emisionin e plotë:

Po ndodh...

ide