Bekim Sejdiu kandidat për deputet, Vjosa Osmani: Kemi vendosur interesin e Kosovës mbi atë partiak
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, tha se kandidatura e Bekim Sejdiut për president, mbron demokracinë e Kosovës.
Ish-presidentja Osmani tha se LDK-ja ka vendosur interesin e Kosovës para interesit partiak.
“Kandidatura e Bekim Sejdiut i bënë nderë të gjithë Republikës së Kosovës jo vetëm që plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne i kemi vendosur unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, jo vetëm që respekton vendimin e fundit të kuvendit të LDK-së, por në të njëjtën kohë i jep Kosovës një mundësi për punë të rëndësishme të mbrojtjes së demokracisë. Ne kemi bërë një kompromis duke vendosur gjithmonë interesin e Kosovës para çdo interesi individual apo partiak”, tha Osmani.
Ndërsa, deputeti Armend Zemaj tha se do ta mbroj LDK-në që të mos bie në “kurthin” e Kurtit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta voton kandidatin për president Bekim Sejdiun.
“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”, tha Zemaj.
Pas shumë takimeve, dje kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, kanë arritur marrëveshjen për kandidatin konsensual për president./KP/
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128