
118 të plagosur/ Publikohen emrat e të mbijetuarve të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Mediat vendase kanë publikuar listën e të lënduarve të cilët po marrin kujdes shëndetësor pas tragjedisë në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Lista e disa prej të lënduarve që po trajtohen në klinika:
Dy persona janë në Kirurgji Pediatrike, dy në Pediatri, tetëmbëdhjetë persona janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup, tetë në Klinikën e Anestezisë KARIL, dy në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe një person në Ortopedi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan.
Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.
“Nuk ka pacient që nuk po përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion”. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”.
Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.
“Ne do të shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion.”

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128