
Analiza e CNN: Pse ndryshimi i regjimit në Iran nuk është çështje e thjeshtë! Ekspertët paralajmërojnë për pasoja të paparashikueshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të kuptohet për mundësinë e një “ndryshimi regjimi” në Iran, por kjo perspektivë mund të mos jetë aq e thjeshtë sa e paraqet ai dhe rezultatet mund të mos përputhen me pritshmëritë e Uashingtonit, raporton CNN.
Ekspertët paralajmërojnë se përmbysja e regjimit në Teheran nuk garanton domosdoshmërisht ardhjen në pushtet të një qeverie pro-amerikane apo pro-izraelite. Përkundrazi, ekziston rreziku që në skenë të dalin figura edhe më radikale, të cilat mund të përshpejtojnë përpjekjet për ndërtimin e një arme bërthamore si mjet mbrojtje pas sulmeve të mundshme nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Ndërkohë që udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, mund të zëvendësohet në rast se vritet, dështimi i të gjithë regjimit do të sillte pasoja të rënda që zyrtarët amerikanë duhet t’i marrin parasysh. Sipas ekspertëve, një skenar i tillë mund të çojë në ndarje të brendshme dhe destabilitet të gjerë në Lindjen e Mesme.
Një tjetër mundësi është që segmente të ushtrisë iraniane të marrin pushtetin, por sipas Trita Parsi, nënkryetar ekzekutiv i Institutit Quincy në Uashington, “këto fraksione nuk do të përfaqësojnë llojin e regjimit që SHBA-ja ka në mendje.”
Irani, vend ku për dekada lëvizjet separatiste kërkojnë autonomi apo pavarësi, rrezikon përçarje të thella dhe kaos të brendshëm në rast se qeveria bie plotësisht.
“Rrëzimi i regjimit nënkupton shkatërrimin e shtetit dhe lënien pas të një kaosi që do të zgjaste,” tha Parsi për CNN.
Lideri suprem në Iran zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ me 88 anëtarë, dhe shërben përjetë, pa caktuar zyrtarisht një pasardhës.
Megjithatë, sipas një raportimi të The New York Times, Khamenei ka përzgjedhur tre klerikë të lartë si kandidatë për të marrë vendin e tij në rast vdekjeje, duke iu referuar tre zyrtarëve iranianë të njohur me çështjen.
Çdo proces zëvendësimi mund të shoqërohet me përpjekje nga grupet separatiste që kanë kundërshtuar për dekada Republikën Islamike, duke parë në këtë situatë një mundësi për të vepruar.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128