Erdogan flet në telefon me Melonin: Izraeli po kryen agresion në Siri

10 Dhjetor 2024, 18:07 / BOTA ALFA PRESS

Erdogan flet në telefon me Melonin: Izraeli po kryen agresion në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e përkufizoi përparimin ushtarak të Izraelit në Siri si "agresion" gjatë një bisede telefonike me kryeministren Giorgia Meloni, duke shtuar se "ky qëndrim nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe se është e domosdoshme që Siria të çlirohet nga elementët terroristë”.

Sipas presidencës turke, Erdogan tha se "zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e saktë ishte politika humanitare dhe e ndërgjegjshme e ndjekur nga Turqia", duke nënvizuar "rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë"

 

Po ndodh...