PD thërret mbledhjen e Kryesisë, zbulohet data dhe rendi i ditës

Partia Demokratike do mbledhë Kryesinë të hënën (16 mars) në orën 12:00.
Tematikat në rend dite do të jenë të ndryshme dhe parashikojnë nga ndryshimet statuore, mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe protesta kombëtare e 22 marsit.
Mësohet se do mblidhet edhe grupi i punës për ndryshimin statusor. Tema kryesore pritet të jetë strategjia, organizimi dhe ndarja e planit për protestën kombëtare të 22 marsit (e dielë).
Gjithashtu do ketë vendimmarrje për zgjedhjet në degët e PD.
Do miratohet edhe data e kuvendit Kombëtar, grupi i punës për ndryshimet statutore dhe përgatitjet për zgjedhjet e kryetarit të ri të selisë blu.
Protesta e 22 marsit vjen pas votimit të mazhorancës socialiste për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e shkarkuar, pezulluar dhe e marrë e pandehur me masë sigurie nga GJKKO për abuzime me detyrën dhe tenderët.
Aktualisht në disa degë të PD-së, ka kryetar të cilëve u ka përfunduar mandati. Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.
Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.
Po ashtu në rendin e ditës së Kryesisë së PD-së, do të ketë edhe vendimmarrje për zgjedhjet që do të bëhen në degët e Partisë Demokratike.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128