Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

14 Mars 2026, 14:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna

Një 40-vjeçare u shpall në kërkim dhe po hetohet për akuzën e braktisjes së fëmijëve të saj të mitur.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës bënë me dije se “referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen M. D., 40 vjeçe, banuese në Korçë”.

“Dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “braktisja e fëmijëve të mitur”- njofton policia.

Pas denoncimit nga ana e familjarëve, ‘po punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj’.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...