Gjykata e Lartë merr vendimin, TikTok mbyllet të dielën në SHBA

17 Janar 2025, 16:27 / BOTA ALFA PRESS

Gjykata e Lartë merr vendimin, TikTok mbyllet të dielën në

TikTok do të ndalohet në SHBA nga e diela nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë kineze, ka vendosur Gjykata e Lartë.

Megjithatë, presidenti Joe Biden ka thënë se nuk do ta zbatojë ndalimin për disa orët e mbetura që ai është në detyrë, duke ia lënë në dorë Donald Trump të vendosë se çfarë të bëjë kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Gjyqtarët kryesorë të SHBA-së po vendosnin nëse do ta anulonin ndalimin pasi dëgjuan ankesat nga themeluesit të TikTok dhe avokatët e tij.

Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu u përpoq të vononte ndalimin, kështu që ai mund të merrte një vendim për të sapo të ishte në detyrë.

Por, Gjykata e Lartë ka vendosur t’i përmbahet ndalimit fillestar.

Tani, një ditë para se Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, aplikacioni i mediave sociale i përdorur nga 170 milionë amerikanë do të ndalohet.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128