Hamburg/ Dy persona humbin jetën pasi ranë mbi shina në stacionin e metrosë

30 Janar 2026, 18:22 / BOTA ALFA PRESS

Hamburg/ Dy persona humbin jetën pasi ranë mbi shina në stacionin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Hamburgut, në Gjermani, ku dy persona humbën jetën në një stacion metroje pas një incidenti të dhunshëm që po hetohet si vrasje.

Sipas policisë gjermane, rreth orës 22:07, një vajzë 18-vjeçare po priste trenin në platformën e linjës U1, kur një 25-vjeçar me origjinë nga Sudani iu afrua papritur dhe e kapi me forcë. Të dy ranë mbi shina në momentin kur treni po hynte në stacion dhe humbën jetën në vend.

Dëshmitarë okularë kanë treguar se i riu ishte parë më herët duke lëvizur në platformë dhe dyshohet se mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit. Ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe përpara shumë udhëtarëve, duke shkaktuar panik dhe tronditje.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit. Po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi i trenave në linjën U1 u ndërpre për disa orë.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Gjerman ka aktivizuar ekipe për të ofruar ndihmë psikologjike për dëshmitarët që u tronditën nga kjo ngjarje.

Po ndodh...

ide