Mundësi për sulm ushtarak? Trump mesazh të fortë Iranit, nis armatën e fuqishme të anijeve në rajon: Nëse nuk arrijmë marrëveshje…

30 Janar 2026, 19:02 / BOTA ALFA PRESS

Mundësi për sulm ushtarak? Trump mesazh të fortë Iranit, nis

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur tensionet me Iranin, duke njoftuar se një forcë e madhe ushtarake — përshkruar nga ai si një “armadë e fuqishme” — është rrugës drejt rajonit, me synimin e qartë të dërgimit të një mesazhi të fortë për Teheranin. Sipas Trump, ky mobilizim  është më i madh se ai që u vendos pranë Venezuelës vitin e kaluar, dhe është një sinjal i fuqisë së ushtrisë amerikane.

“Kemi një armatë të madhe që po shkon drejt Iranit tashmë, është më e madhe se ajo e përdorur në Venezuelë”, ka deklaruar Trump.

Në deklaratat e tij, presidenti theksoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të mos kenë nevojë ta përdorin këtë forcë, por se janë të gatshme për çdo skenar.

Po ndodh...

ide