Dosja Epstein/ Ngrihen të tjera akuza të forta për Donald Trump

Një pretendim tronditës në publikimin më të fundit të dokumenteve të Dosjeve Epstein… një vajzë e mitur pretendon se u detyrua të kryente seks oral me Donald Trump rreth 35 vite më parë në New Jersey.
Pretendimi vjen nga një dokument në dosje, i cili përshkruan një informacion (tip) që iu dërgua autoriteteve federale.

Përmbledhja e ankesës thotë se autoriteteve federale iu tha se vajza e mitur ishte rreth 13–14 vjeç në momentin kur dyshohet se ndodhi incidenti dhe se viktima e supozuar “dyshohet se e kafshoi Presidentin Trump gjatë kryerjes së seksit oral” dhe se “dyshohet se u godit në fytyrë pasi qeshi për faktin që e kishte kafshuar Presidentin Trump”.
Dokumenti thotë se autoritetet federale e përcollën informacionin në Zyrën e Uashingtonit për të kryer intervistën.
Një pretendim tjetër — të cilin autoritetet federale e vlerësuan si jo të besueshëm — vjen nga një grua që pretendoi se ishte viktimë dhe dëshmitare e një rrjeti të trafikut seksual në fushën e golfit të Trump në Rancho Palos Verdes, Kaliforni, midis viteve 1995 dhe 1996, që përfshinte festa orgjie me vajza të reja, modele më të vjetra të Victoria’s Secret dhe personazhe të famshëm si Trump, Bill Clinton dhe Robin Leach.
Ne kontaktuam Shtëpinë e Bardhë… dhe u referuam te njoftimi për shtyp i Departamentit të Drejtësisë i së premtes mbi publikimin e dosjeve Epstein, ku DOJ deklaron:
“Kjo paketë mund të përfshijë imazhe, dokumente ose video të rreme ose të paraqitura në mënyrë të rreme, pasi gjithçka që iu dërgua FBI-së nga publiku u përfshi në materialin që i përgjigjet Aktit. Disa nga dokumentet përmbajnë pretendime të pavërteta dhe sensacionaliste kundër Presidentit Trump, të cilat iu dorëzuan FBI-së pak para zgjedhjeve të vitit 2020. Për ta bërë të qartë, këto pretendime janë të pabazuara dhe të rreme dhe, nëse do të kishin qoftë edhe një grimcë besueshmërie, ato me siguri do të ishin përdorur tashmë kundër Presidentit Trump.”Përshtati në Shqip, Alfapress.al
/Marrë nga Tmz.com
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
