Bujqësia në tkurrje për të pestin vit radhazi, shkak kryesor mungesa e mbështetjes
Mungesa e mbështetjes reale nga shteti mbetet shkaku kryesor pse bujqësia përjeton kriza të njëpasnjëshme dhe braktisje nga fermerët. Në fjalimet e drejtueseve të qeverisë, ajo përmendet si prioritet kombëtar, por në terren subvencionet janë të pamjaftueshme dhe shumë fermerë të vegjël nuk arrijnë të marrin naftë ose lekë në llogaritë e tyre.
Për të pestin vit radhazi, sektori përjetoi rënie prodhimi, cka provon se procedurat burokratike, mungesa e informacionit dhe konkurrenca e pandershme po vrasin të gjitha premtimet për rregullimin e tregut.
Edhe synimi për të kapur vlerën 1 mld euro për eksportet bujqësore në vitin 2030 nga 500 mln që janë sot, duket ambicioz, për sa kohë që vendet e Bashkimit Europian nuk pranojnë të marrin produktet tona, të cilat nuk plotësojnë standardet, sepse mungojnë kapacitetet e përpunimit.
Ministria e Bujqësisë ka një buxhet me vlerë 135 mln euro , për të menaxhuar sektorin. Me rritje progresive vjetore dhe me skemat e granteve e subvencioneve vlera që i dedikohet fermerëve e blegtoreve shkon në 250 mln euro këtë vit, duke pritur që këto politika mbështetëse të kenë rezultate konkrete, por që do të jetë e vështirë për të përmbysur realitetin që përcjell braktisja e tokave dhe zëri i fermerëve.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
