Ofertë tunduese nga Arabia Saudite, futbollisti shqiptar drejt transferimit te…

30 Janar 2026, 21:35 / SPORT ALFA PRESS

Ofertë tunduese nga Arabia Saudite, futbollisti shqiptar drejt transferimit

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli mund të largohet nga Elfsborgu në orët e fundit të merkatos së janarit. Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Arabia Saudite, me Al-Taaëoun që ka shprehur interesim për të.

Zeneli duket i gatshëm të mbyllë aventurën e tij në Suedi dhe të nisë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Raportohet se bisedimet mes klubeve dhe përfaqësuesve të lojtarit janë aktualisht në zhvillim, merkato dimërore në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt, çka e bën këtë lëvizje të mundshme në ditët në vijim. Zeneli, që nga rikthimi i tij te Elfsborgu ka bërë 55 paraqitje, ku shënoi 9 gola dhe 10 asistime.

Po ndodh...

ide