Përfundimisht zyrtare/ Kristjan Asllani firmos te Beshiktashi, huazim me opsion blerjeje

30 Janar 2026, 22:30 / SPORT ALFA PRESS
Përfundimisht zyrtare/ Kristjan Asllani firmos te Beshiktashi, huazim me

Klubi turk i Beshiktashit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Interi. Lojtari do të qëndrojë te turqit me formulën e huazimit deri në fund të sezonit 2025-2026, me një opsion për blerje të përhershme nga ana e klubit.

Në njoftimin zyrtar të Beshiktashit shkruhet:

"Mirë se erdhe te Beshiktashi, Kristjan Asllani! Një marrëveshje është arritur me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit deri në fund të sezonit. Marrëveshja përfshin një opsion për ta blerë atë në mënyrë përfundimtare. I urojmë Kristjanit sukses me fanellën tonë të lavdishme."

Fotot e firmës së Asllanit shoqëruan njoftimin, teksa 22-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.

Asllani pritet të sjellë kreativitet dhe energji në mesfushën e Beshiktashit dhe të ndihmojë ekipin në sfidat e mbetura të sezonit.

Po ndodh...

ide