Zbardhen audio tronditëse nga zjarri vdekjeprurës në Krans-Montana

Audio-dokumente tronditëse të personave që kërkonin ndihmë nga shërbimet e emergjencës, si dhe thirrjet e mjekëve në Krans-Montana, janë bërë publike, duke hedhur dritë mbi kaosin e natës së zjarrit vdekjeprurës në lokalin “Constellation”.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë asaj nate u regjistruan mbi 170 telefonata drejt shërbimeve të emergjencës. Dëshmitarë të alarmuar, viktima të terrorizuara dhe shpëtimtarë të tronditur telefononin pa pushim, duke kërkuar ndihmë dhe duke dhënë informacione për situatën dramatike, që përfundoi me 40 viktima dhe 116 të plagosur.
Crans-Montana, gli audio delle richieste d’aiuto al numero d’emergenza diffusi da BfmTv. Quella notte dal Constellation ne giunsero 171 in un’ora e mezza. #ANSAhttps://t.co/czj2FNjsgq pic.twitter.com/mg6aEm2nWS
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) January 30, 2026
Një nga telefonatat më prekëse vjen nga ambientet e barit, ku një person i plagosur kërkon me dëshpërim ndihmë.
“Pothuajse vdiqa në Constellation. Mendoj se jam djegur. Lokali është djegur plotësisht. Besoj se miqtë e mi janë brenda të vdekur. Duhet të kenë humbur jetën shumë njerëz. Ju lutem, dërgoni ambulanca”, dëgjohet të thotë ai.
Bisedat audio pasqyrojnë edhe tronditjen e shpëtimtarëve që mbërritën të parët në vendngjarje, si dhe të mjekëve që u përballën me një situatë jashtëzakonisht të rëndë.
Zbulimi i këtyre regjistrimeve përkon me ditën kur Prokuroria e kantonit Valais i ofroi ndihmë juridike Italisë. Prokurorët e Romës kanë tashmë akses në dosjen hetimore, ndërsa regjistrimet audio janë përfshirë zyrtarisht në dosjen e Prokurorisë së Sionit. Vetëm në një orë e gjysmë, në prag të Vitit të Ri, u regjistruan 171 thirrje emergjente.
Pas përhapjes së lajmit për zjarrin, familjarë të shqetësuar nisën të telefononin shërbimet për të mësuar nëse të afërmit e tyre ndodheshin mes viktimave.
Në një nga bisedat dëgjohet një dialog prekës:
— “Ka rënë zjarr në Krans-Montana, vajza ime është atje dhe nuk kemi asnjë lajm prej saj.”
— “Nuk mund t’ju jap informacion nëse vajza juaj ndodhet aty.”
— “Për sa persona bëhet fjalë?”
— “Rreth 100… më vjen keq, nuk mund të jap më shumë informacion.”
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


