Ndarja nga jeta e aktores së njohur në “Home Alone”, vjen reagimi prekës i ''Kevinit''

Hollywood-i po nderon komedianen e njohur Catherine O’Hara, e cila ndërron jetë këtë të premte në moshën 71-vjeçare. Ikona e komedisë, e cila ka lënë pas një karrierë të shkëlqyer në film dhe televizion, është kujtuar me dashuri dhe emocion nga miqtë dhe kolegët e saj.
Macaulay Culkin, i cili ka luajtur si Kevin në filmin e famshëm “Home Alone”, shpërndau një postim prekës në Instagram, duke e quajtur aktoren “mama”.
''Mama. Mendova se do të kishim më shumë kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje. Të dëgjova, por kishte kaq shumë më tepër për të thënë. Të dua. Do të shoh sërish.”
O’Hara ka luajtur rolin e Kate McCallister, nënës së personazhit të Culkin, Kevin, në dy filmat e parë “Home Alone”. Ky rol ka qenë një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së saj dhe një nga performancat që e bëri të dashur për miliona njerëz.
TMZ ishte i pari që raportoi për vdekjen e saj, por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes. O’Hara kishte munguar në ceremoninë e Golden Globes të mbajtur më 11 janar, ku ishte nominuar për performancën më të mirë mbështetëse nga një aktore për rolin e saj në serialin e Apple+, The Studio. Edhe pse ishte nominuar, arsyet e mungesës së saj nuk janë sqaruar.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


