Mbi 200 të vdekur nga shembja e një miniere koltani në lindje të Kongos

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën këtë javë pas shembjes së një miniere koltani në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, bëri të ditur të premten për Reuters një përfaqësues i guvernatorit të provincës ku ndodhet miniera, i emëruar nga rebelët.
Rubaya prodhon rreth 15% të koltanit botëror, mineral nga i cili përpunohet tantaliumi, një metal rezistent ndaj nxehtësisë dhe shumë i kërkuar nga industria e telefonave celularë, kompjuterëve dhe teknologjisë ajrore. Zona ndodhet nën kontrollin e grupit rebel M23 që prej vitit 2024, ndërsa banorët lokalë punojnë në minierë në mënyrë artizanale për vetëm disa dollarë në ditë.
Shembja ndodhi të mërkurën dhe numri i saktë i viktimave mbetej i paqartë deri të premten në mbrëmje.
“Më shumë se 200 persona humbën jetën nga kjo rrëshqitje, përfshirë minatorë, gra dhe fëmijë që ndodheshin në treg. Disa u shpëtuan, por janë në gjendje të rëndë”, deklaroi Lubumba Kambere Muyisa.
Një këshilltar i guvernatorit bëri të ditur se numri i të vdekurve të konfirmuar është të paktën 227, duke folur në kushte anonimiteti.
Sipas Kombeve të Bashkuara, grupi rebel M23 ka shfrytëzuar pasuritë minerare të Rubayas për të financuar kryengritjen e tij, e cila dyshohet se mbështetet nga Ruanda, akuza që Kigali i ka mohuar.
Rebelët e armatosur rëndë, që synojnë rrëzimin e qeverisë në Kinshasa dhe mbrojtjen e minoritetit tutsi në Kongon Lindore, kanë marrë nën kontroll territore të tjera të pasura me minerale gjatë ofensivës së shpejtë të vitit të kaluar.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
