“BKH mund t’i shkojë Ramës në zyrë”/ Gazetari: Kaseta tregon se vrasjet e 21 Janarit janë bërë me urdhër

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit mund t’i shkojnë në zyrë kryeministrit Edi Rama për t’i marrë deklarime në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, nëse ai nuk paraqitet vetë në SPAK.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha u shpreh se kaseta që ka dorëzuar së fundmi në SPAK përbën një provë shumë të rëndësishme dhe, sipas tij, tregon se vrasjet e 21 Janarit janë kryer me urdhër dhe se ky urdhër është komunikuar.
“Kaseta tregon se vrasjet atë ditë janë bërë me urdhër. Ky material ka rihapur çështjen dhe ka detyruar SPAK të regjistrojë procedimin, edhe pse ende nuk ka persona të marrë nën hetim apo të pandehur,” u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se po kërkohet me insistim të zbulohet burimi i kasetës, ndërkohë që rëndësia kryesore duhet të jetë përmbajtja e saj si provë penale.
Sipas gazetarit, shumë persona janë thirrur deri tani nga SPAK për këtë çështje, por kryeministri ende jo. Hoxha tha se Rama është në listën e personave që duhet të thirren për të dhënë shpjegime.
“Unë mendoj se kjo do të jetë çështja e parë ku Rama do të shkojë në SPAK për të dëshmuar, ose në të kundërt, agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë për t’i marrë deklarimet,” deklaroi ai.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


