Nisma e Hasimajt për bashkimin e opozitës/ Qori e Shehaj refuzuan, Lapaj ka 6 kushte

31 Janar 2026, 00:09 / POLITIKË ALFA PRESS
Nisma e Hasimajt për bashkimin e opozitës/ Qori e Shehaj refuzuan,

Kryetari i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka 6 kushte për t’iu bashkuar nismës së Forumit të Dialogut Politik, nismë e Ermal Hasimjas dhe avokatit Redi Ramaj me synim bashkimin e të gjitha partive opozitare në tryezën e dialogut për qëllimin e përbashkët, rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

1. Krijimi i një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë - shtet dhe administrimin e ndershëm të procesit zgjedhor

2. Vendosjen e të gjitha grupeve të interesit në sheshin përballë Kryeministrisë në protestë 24 orë në 24 pa ndalim dhe Organizimin e protestave masive kombëtare me qëllim Dorëheqjen e Edi Ramës

3. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, me lista të hapura, bazuar në sistemin proporcional kombëtar, me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, si garanci për përfaqësim real, barazi vote dhe konkurrencë të ndershme politike

4. Pjesëmarrja në tryezën e dialogut te përfaqësive politike dhe partiake pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar

5. Zhvillimin e dialogut në një tryezë të përbashkët në #shesh, si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik.

6. ⁠Pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile.

Ky forum është refuzuar nga Agron Shehaj dhe Arlind Qori, të cilët thonë se nisma i shërben vetëm Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ndërkohë Lapaj nga ana tjetër, kërkon që takimi të mos jetë në nivel kryetarësh, ngritjen e komiteti qytetar të përbërë nga personalitet për qeverinë tranzitore, reformë zgjedhore dhe më e rëndësishmja qëllimi të prevalojë mbi qëllimet personale partiake.

Prej kohësh partitë opozitare nuk kanë bashkëpunim me njëri-tjetrin. I fundit angazhim që dështoi, ishte për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Shumë protesta janë zhvilluar të ndara, edhe pse qëllimi ka qenë i përbashkët për të gjithë, por përsëri as kjo nuk ka mjaftuar.

Po ndodh...

ide