Gjenerali gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy vitesh

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s brenda dy deri në tre viteve të ardhshme dhe se Gjermania do të ishte në qendër të një konflikti të mundshëm.
Gjenerallejtënanti Gerald Funke, Shefi i Shtabit të Komandës së Përbashkët të Mbështetjes së Bundeswehr-it, tha se një nga sfidat kryesore në një skenar lufte do të ishte logjistika dhe transporti i trupave aleate.
Sipas tij, dhjetëra mijëra trupa të NATO-s do të duhej të lëviznin drejt vijave të frontit, në kushte kur rrugët dhe linjat hekurudhore mund të dëmtohen nga sabotime, sulme kibernetike ose raketa.
“Gjermania duhet të mbetet një qendër logjistike. Nëse një rrugë bllokohet, duhet të kemi alternativa për të garantuar furnizimin,” deklaroi Funke.
Një tjetër problem serioz, sipas tij, do të ishte numri i madh i të plagosurve. Aktualisht, ushtria gjermane ka pesë spitale ushtarake me rreth 1,800 shtretër, të cilët mund të mbingarkohen shpejt në rast lufte.
Për këtë arsye, autoritetet gjermane kanë nisur përgatitjet për të përfshirë edhe spitalet civile në rast emergjence, duke i ndarë ato në sektorë që mund të përdoren për të plagosurit.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
