Horror në Romë/ E moshuara vritet në shtëpi me çekiç, arrestohet nipi: Nuk e duroja më që familjarët më tallnin

6 Dhjetor 2025, 22:50 / BOTA ALFA PRESS

Horror në Romë/ E moshuara vritet në shtëpi me

Një grua e moshuar është vrarë me çekiç në banesën e saj në Ostia. Policia ka ndaluar nipin e saj 30-vjeçar, i cili u kap në një stacion metroje. Alarmi është dhënë rreth orës 08:30, kur fqinjët, pasi dëgjuan ulërima, telefonuan 112. Kur mbërritën, policët gjetën gruan 80-vjeçare të shtrirë në një pellg gjaku.

I plagosur ka mbetur edhe partneri i nënës së 30-vjeçarit. I riu, që u përpoq të largohej me metro, u ndalua pak minuta më vonë. Motivi i sulmit mbetet ende për t’u sqaruar.

Vendngjarja e këtij krimi të rëndë ishte apartamenti i të moshuarës, ku i riu kishte mbërritur rreth orës 08:30 të mëngjesit. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por sipas rindërtimit të bërë nga hetuesit e Policisë Kriminale, 30-vjeçari është përplasur me viktimën duke e goditur me çekiç, ndoshta pas një zënke.

Në banesë ishte i pranishëm edhe partneri i nënës së djalit. Ai ndodhej në shtrat, duke fjetur, por u zgjua nga britmat. Dhëndri i viktimës u përpoq ta frenonte të riun gjatë sulmit, por pa sukses. 59-vjeçari u plagos dhe u detyrua të largohej me vrap nga apartamenti për t’i shpëtuar agresionit dhe për të kërkuar ndihmë.

I gjakosur dhe zbathur, për shkak të një plage në kokë, ai arriti të mbërrinte në një bar përballë banesës, ku mori ndihmën e parë nga personat që ndodheshin aty. Menjëherë u njoftuan forcat e rendit.

Para se të mbërrinte policia, 30-vjeçari tentoi të arratisej. Shkoi në këmbë deri te stacioni hekurudhor i Acilias dhe hipi në trenin Ostia Lido–Romë. Hetuesit monitoruan menjëherë sinjalin e vendndodhjes së telefonit të tij. Pas ndalimit, ai u shoqërua në makinën e policisë; gjatë operacionit nuk bëri rezistencë dhe refuzoi të fliste.

I dyshuari më pas ka dhënë versionin e tij, duke thënë: “Nuk e duroja më që familjarët më tallnin.” Një deklaratë e paqartë, ndërkohë që nga e kaluara e tij nuk rezultojnë dokumente mjekësore për probleme psikiatrike. Gjithsesi, hetuesit po analizojnë të shkuarën e 30-vjeçarit, ku rezultojnë disa sinjalizime për përdorim të lëndëve narkotike. Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e konflikteve për para.

Po ndodh...

ide