
Sulmi i Iranit / Nuk vonon as reagimi i Putin: Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq!

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.
Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.
“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë”,- raportohet të jetë shprehur thotë Putin.
Pas sulmeve ajrore me dronë iranianë në Izraeli, ka reaguar edhe grupi militant i Hamasit. Ky i fundit në reagimin e tij ka mbrojtur sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Grupi e quajti gjuajtjen e qindra raketave dhe dronëve nga Irani brenda natës një të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar.
“Ne në Hamas e konsiderojmë operacionin ushtarak të kryer nga Republika Islamike e Iranit si një të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar për krimin e shënjestrimin e konsullatës iraniane në Damask dhe vrasjen e disa liderëve të Gardës Revolucionare”, tha Hamas në një deklaratë.
Veprimi ushtarak i Iranit erdhi pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Damask më 1 prill që vrau oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën

Kultura e dhunës në transmetim të drejtpërdrejtë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128