Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 133 numri i viktimave! Mes të vdekurve edhe fëmijë

23 Mars 2024, 14:59 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 133 numri i viktimave! Mes

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 133, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se janë të paktën 3 fëmijë.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Komiteti informon se shërbimet e urgjencës që po pastrojnë rrënojat në vendin ku po zhvillohej koncerti kanë gjetur më shumë trupa të vdekur, duke shtuar se kërkimet po vazhdojnë.

Qindra të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur qëlluan me armë në një koncert rock-u në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

Në një deklaratë të mëparshme nga Komiteti Hetimor, u tha se personat e armatosur përdorën “lëng të ndezshëm” për t’i vënë zjarrin sallës së koncerteve ndërsa njerëzit ishin ende brenda.

Aktualisht po kryhen ekzaminime balistike, gjenetike dhe gjurmë gishtash. Në një deklaratë të veçantë, departamenti rus i shëndetësisë tha se të paktën katër fëmijë ishin në spital.

Ndërsa media shtetërore deklaroi se në mesin e të vdekurve kishte tre fëmijë. Ndërkohë raportohet se pas sulmit terrorist, që është marrë përsipër nga ISIS, janë arrestuar 11 persona mes të cilëve edhe 4 autorët që shkaktuan masakrën.

 

Po ndodh...