"Informacionet në Signal, të klasifikuara"/ Jeffrey Golberg: Ata duhet të merren me problemet e tyre

27 Mars 2025, 16:01 / BOTA ALFA PRESS

"Informacionet në Signal, të klasifikuara"/ Jeffrey Golberg:

Kryeredaktori i 'The Atlantic' Jeffrey Golberg i cili u përfshi gabimisht në bisedën mes drejtuesve të lartë të kabinetit të Trump ka deklaruar se nuk është i shqetësuar nga sulmet që administrata republikane e Donald Trump po bën ndaj tij. Në një intervistë për BBC Golberg tha se ai mendon se të gjitha informacionet që Sekretari Amerikan i Mbrojtes Pete Hegseth dha në Signal mbi sulmet ndaj rebelëve Houthis ishin informacione të klasifikuara. 

Goldberg tha gjithashtu se administrata Trump kishte kërkuar të fajësonte një gazetar në vend që të pranonte në fakt se ata kanë një shkelje masive të sigurisë kombëtare dhe se ata thjesht duhet të shkojnë ta rregullojnë atë. Sipas BBC kryeredaktoi i 'The Atlantic' hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Micheal Waltz që tha se ai nuk e kishte takuar kurrë atë. Jeffrey Goldberg u shpreh se ai e kishte takuar disa here Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare megjithë në intervistën e tij për BBC ai tha se nuk do të jepte më shumë detaje.

“Nga të gjithë këto gjëra dua të them përse ata më futën mua në këtë grup komunikimi. Çfarë po ndodh këtu, ju me ftoni në ketë grup dhe pastaj më sulmoni. Ata thonë gjithmonë gjëra të tilla në fakt, për mua kanë vite që bëjnë diçka të tillë, por e kanë bërë edhe me kolegët e mi. Strategjia e tyre është të sulmojnë gazetarët. Ata duhet të merren me problemet e tyre. Në shtëpinë e bardhë qarkullojnë fjalë se tashmë të gjithë mendojnë se Mike Ëaltz është një idiot.

Ndërkohë që Goldberg foli për BBC, Presidenti Amerikan Donald Trump vijoi të mbronte ekipin e tij duke thënë se gjithçka që po ndodh është një gjueti shtrigash. Kur u pyet nëse në këtë grup ishte diskutuar informacion i klasifikuar, Trump u shpreh se nuk di të thotë diçka të tillë.

Admininistrata e Donald Trump ka mohuar se në skandalin që përfshiu zyrtarët e saj të lartë për shkak të komunikimeve në Signal kishte rrjedhje të informacioneve të klasifikuara. Megjithatë mesazhet e publikuara nga The Atlantic kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu Trump embështeti sekretarin e tij të Mbrojtjes, i cili postoi në bisedën grupore një përmbledhje të detajuar të operacionit ushtarak të afërt. Trump tha gjithashtu se rrjedhja e sinjalit nuk e shqetëson, por shtoi se aplikacioni nuk është shumë i mirë.

“Hegseth po bën një punë të shkëlqyer. Ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë," tha Trump. 

 

Po ndodh...