
Japoni/ Rrëzohet helikopteri mjekësor në zonën detare në Nagasaki, 3 të vdekur

Një helikopter i ndihmës së shpejtë në Japoni është rrëzuar në det ndërkohë që po transportonte një pacient. Sipas mediave të huaja nga 6 persona që ndodheshin në bord, 3 kanë humbur jetën.
Piloti Hiroshi Hamada, 66 vjeçari Katsuto Yoshitake një mekanik helikopteri dhe një infermiere 28-vjeçare, Sakura Kunitake u shpëtuan nga roja bregdetare, pasi u gjetën në ujëra duke u kapur pas jelekut të shpëtimit.
“Të tre pësuan hipotermi, pasi temperaturat e trupit të tyre ranë në mënyrë jonormale, por ishin të vetëdijshëm” tha një zyrtar i rojes bregdetare duke folur në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret.
Trupi i mjekut 34 vjeçar Kei Arakawa pacientja 86-vjeçare Mitsuki Motoishi dhe kujdestari i saj Kazuyoshi Motoishi 68 vjeç, u gjetën të pajetë disa orë më vonë pas rrëzimit, nga një helikopter i Forcave Vetëmbrojtëse Ajrore të Japonisë.
Roja bregdetare vendosi dy avionë dhe tre anije në zonë si pjesë e operacionit të shpëtimit. Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128