
Kongresmeni amerikan vdes disa orë pas fjalimit të presidentit Donald Trump

Kongresmeni demokrat dhe ish-kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner vdiq pak orë pasi ai mori pjesë në seancën plenare të Kongresit ku mbajti fjalimin presidentit amerikan Donald Trump.
Turner 70 vjeç përfaqësoi distriktin e 18-të të Kongresit të Teksasit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Për të zëvendësuar mandatin e tij do të zhvillohen zgjedhjet në qarkun që ai përfaqësonte.
Sylvester Turner shërbeu si kryebashkiak i Hjustonit nga 2016 deri në 2024 dhe u zgjodh në Kongres vitin e kaluar për të zënë vendin e Sheila Jackson Lee , e cila vdiq korrikun e kaluar në moshën 74-vjeçare.
Pa specifikuar shkakun e vdekjes, një përfaqësues i kongresmenit të ndjerë tha se Turner ndoqi të gjithë fjalimin e Presidentit Trump në Kongres. Më pas ai shkoi në spital dhe pak më pas u kthye në shtëpinë e tij, ku edhe ndërroi jetë.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128