Rritja e shpenzimeve ushtarake të BE-së, Macron njofton samitin e jashtëzakonshëm të enjten në Bruksel

5 Mars 2025, 22:49 / BOTA ALFA PRESS

Rritja e shpenzimeve ushtarake të BE-së, Macron njofton samitin e

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë fjalimit që mbajti të mërkurën para kombit, ka thënë se liderët e BE-së do të takohen të enjten për një samit “të jashtëzakonshëm” në Bruksel. Në fokus të Samitit do të jenë diskutimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe për të siguruar që armatimet mund të prodhohen në Evropë.

Macron u shpreh se Franca duhet të njohë “statusin e saj special” si të ketë “ushtrinë më efikase dhe efektive në Evropë”, si dhe të ketë armë bërthamore, ka raportuar The Guardian.

Presidenti francez tha se ai do t’i kërkojë qeverisë franceze të punojë për një investim të ri për ta lejuar atë të mobilizojë financimin privat dhe publik pa rritje taksash.

“Parandalimi ynë bërthamor na ndihmon”, tha Macron. Ai shtoi se do të hapë debat për shtrirjen e ombrellës bërthamore franceze tek partnerët evropianë.

Macron tha se kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për një debat mbi sigurimin e mbrojtjes nga parandalimi bërthamor për aleatët evropianë.