Masakra në Moskë/ Kremlini i hedh 'benzinë zjarrit': Terroristët kishin kontakte në Ukrainë!

23 Mars 2024, 11:13 / BOTA ALFA PRESS

Masakra në Moskë/ Kremlini i hedh 'benzinë zjarrit':

Rusia është në gjendje shoku që prej të premtes mbrëma, pasi një grup terroristët kryen masakër një vend koncertesh në Moskë duke ekzekutuar dhjetëra persona që ndodheshin në objekt.

Një ditë më vonë dhe me hetimet që po kryhen Kremlini tenton të lidhë masakrën e së premtes me Ukrainën. 

Autoritetet ruse janë shprehur se kanë identifikuar autorët  dhe kanë arrestuan 11 persona, 4 prej të cilëve morën pjesë drejtpërdrejt në masakër.

Sipas informacioneve që FSB-ja i ka dhënë Vladimir Putinit , arrestimet janë kryer në rajonin Bryansk , pranë kufirit me Ukrainën , ndërsa të arrestuarit po dërgohen në Moskë për t'u marrë në pyetje.

Shërbimi inteligjent rus tha gjithashtu se, pas sulmit terrorist, katër të dyshuar u përpoqën të arratiseshin me makinë dhe të kalonin kufirin ruso-ukrainas, duke shtuar se sulmuesit kishin kontakte në Ukrainë. 

FSB foli për një plan terrorist "të mirëorganizuar" , ndërsa hetime të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të identifikuar më shumë bashkëpunëtorë, shtoi Interfax, duke cituar përsëri Kremlinin.

 

Po ndodh...