Një burrë me flamur palestinez u ngjit në Kullën Elizabeth, mbyllet zona përreth Big Ben

8 Mars 2025, 12:37 / BOTA ALFA PRESS

Një burrë me flamur palestinez u ngjit në Kullën Elizabeth,

Shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth Big Ben-it pasi një burrë u ngjit në një nga ndërtesat në Pallatin e Westminsterit.

Videoja në mediat sociale tregon një burrë zbathur duke qëndruar në një parvaz duke mbajtur një flamur palestinez disa metra lart kullës Elizabeth, ku ndodhet ora Westminster dhe  zilja e saj me famë botërore.

Të paktën nëntë automjete të shërbimit të urgjencës u rreshtuan në Rrugën Bridge në qendër të Londrës dhe turmat shikonin nga përtej një kordon policie.

Një zëdhënës i policisë tha: “Në orën 7:24 të mëngjesit të së shtunës, më 8 mars, oficerët u lajmëruan për një burrë që po ngjitej në Kullën Elizabeth në Shtëpitë e Parlamentit.

Policët janë në vendngjarje duke punuar për të zgjidhur në një përfundim të sigurtë incidentin. Ata po ndihmohen nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër.”

Bridge Street, e cila është në skajin verior të urës Westminster, është e mbyllur, përvec shërbimeve të urgjencës, tha policia.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128