Pas sulmit të Iranit, Izraeli vendosi të vazhdojë aksionin në Gaza: Nuk e kemi harruar për asnjë moment misionin tonë

15 Prill 2024, 08:27 / BOTA ALFA PRESS

Pas sulmit të Iranit, Izraeli vendosi të vazhdojë aksionin

Pavarësisht sulmeve të Itranit ushtria izraelite vijon sulmet e saj në Rripin ne Gazës.

Izraeli këmbëngul që sulmi i Iranit nuk do ta largojë atë nga qëllimi i tij për të eliminuar Hamasin.

“Pavarësisht sulmeve të Iranit, ne nuk kemi lënë jashtë vëmendjes për asnjë moment misionin tonë thelbësor në Gaza, që është të shpëtojmë pengjet e mbajtura nga Hamasi”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Sipas ushtrisë, pengjet e rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit ndodhen në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.

 

Po ndodh...