Publikohen pamje të rënda nga sulmi në Rusi, xhihadistët qëllojnë pa mëshirë mbi njerëzit

23 Mars 2024, 09:37 / BOTA ALFA PRESS

Publikohen pamje të rënda nga sulmi në Rusi, xhihadistët

Rusia duket se po përjeton ditë zie që kur persona të armatosur ekzekutuan më shumë se 60 njerëz me gjakftohtësi në koncertin "Crocus City Hall" në Krasnogorsk afër Moskës.

Numri i viktimave u konfirmua herët të shtunën (23 mars) nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse.

Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, përmes një postimi në Telegram . 

Ndërsa në rrjete sociale qarkullojnë pamje të rënda teksa xhihadistët qëllojnë pa mëshirë mbi këdo që ju del para.

Presidenti rus Vladimir Putin u uroi "shërim të shpejtë" të plagosurve në sulm, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. I forti i Kremlinit u informua mbi zhvillimet nga shefi i FSB-së, Aleksandër Bortnikov.

Kujdes pamje të rënda: 

 

 

 

Po ndodh...