Rindërtimi i Gazës, shtetet arabe miratojnë planin egjiptian kundrejt “Rivierës” së Trump

5 Mars 2025, 10:08 / BOTA ALFA PRESS

Rindërtimi i Gazës, shtetet arabe miratojnë planin egjiptian

Udhëheqësit arabë miratuan të martën një plan egjiptian për rindërtimin e Gazës, që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte rivendosjen e palestinezëve, në kontrast me vizionin e presidentit amerikan Donald Trump “Riviera e Lindjes së Mesme”, sipas një kopje të planit.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka deklaruar se propozimi ishte pranuar në mbylljen e një samiti në Kajro.

Sisi tha në samit se ishte i sigurt se Trump do të ishte në gjendje të arrinte paqen në konfliktin që ka shkatërruar Rripin e Gazës.   Sipas Sisit  Egjipti kishte punuar në bashkëpunim me palestinezët për krijimin e një komiteti administrativ të teknokratëve të pavarur dhe profesionistë palestinezë, të cilëve iu besua qeverisja e Gazës.

Komiteti do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës humanitare dhe menaxhimin e punëve të Rripit për një periudhë të përkohshme, në përgatitje për kthimin e Autoritetit Palestinez”,tha ai.

Egjipti Jordania dhe shtetet arabe të Gjirit janë konsultuar për gati një muaj mbi një alternativë ndaj ambicies së Trump për një eksod të palestinezëve dhe një rindërtim të Gazës nga SHBA, që ata kanë frikë se do të destabilizojë të gjithë rajonin.

Plani i Rindërtimit të Egjiptit për Gazën është një dokument 112 faqesh që përfshin harta se si do të rizhvillohej toka e tij dhe dhjetëra imazhe shumëngjyrëshe të krijuara nga AI të zhvillimeve të banesave, kopshteve dhe qendrave komunitare. Plani përfshin një port komercial, një qendër teknologjike hotele në plazh dhe një aeroport.

 

Po ndodh...