Trump lajmëroi rritjen e tarifave, Kina përgjigjet me tone të ashpra: Nëse SHBA kërkon luftë, do të luftojmë deri në fund

5 Mars 2025, 09:46 / BOTA ALFA PRESS

Trump lajmëroi rritjen e tarifave, Kina përgjigjet me tone të

Ambasada kineze në SHBA tha të mërkurën se Kina është “e gatshme të luftojë nëse kjo është ajo që duan Shtetet e Bashkuara”, një reagim që vjen pas tarifave të Presidentit Donald Trump për çështjen e fentanilit.

Ambasada kineze tha se Uashingtoni duhet ta trajtojë Kinën si të barabartë.

Nëse SHBA-ja vërtet dëshiron të zgjidhë çështjen e fentanilit, atëherë gjëja e duhur për të bërë është të konsultohet me Kinën duke e trajtuar njëri-tjetrin si të barabartë. Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare, apo ndonjë lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”, thuhet në postimin e ambasadës në X.

Ndërkohë, ministria e jashtme kineze e quajti çështjen e fentanilit ‘një justifikim i dobët’ për të rritur tarifat amerikane për importet kineze. Në një deklaratë, zëdhënësi i ministrisë tha se kundërmasat e Kinës për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit ishin plotësisht legjitime dhe të nevojshme.

SHBA-ja, jo dikush tjetër, është përgjegjëse për krizën e fentanilit. Në frymën e humanizmit dhe vullnetit të mirë ndaj popullit amerikan, ne kemi ndërmarrë hapa të fuqishëm për të ndihmuar SHBA-në në trajtimin e çështjes. Në vend që të njohin përpjekjet tona, SHBA-ja ka kërkuar të njollosë dhe ia transferojë fajin Kinës dhe po kërkon të ushtrojë presion dhe shantazh ndaj Kinës me rritjen e tarifave. Ata na kanë dënuar që i kemi ndihmuar. Kjo nuk do të zgjidhë problemin e SHBA-së dhe do të dëmtojë dialogun dhe bashkëpunimin tonë kundër narkotikëve”, thuhet në deklaratë.

Administrata Trump ka vendosur një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat kineze mbi 10 për qind që tashmë janë në fuqi. Tarifat e reja filluan të martën së bashku me ato në Kanada dhe Meksikë për të njëjtën çështje. Kundërmasat e Kinës kundër tarifave të Donald Trump përfshijnë tarifa hakmarrëse për një sërë produktesh bujqësore që Uashingtoni eksporton në Pekin.

Po ndodh...