“Duhet të futemi në BE për të marrë një fuqi të re financiare”- Rama ironizon PD: Kujtim Gjuzi, lulja më e bukur në atë buqetë! Çdo tango me të do krijonte lëkundje

6 Mars 2025, 18:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rintjë e PS më Tiranë ka renditur arsyet që sipas tij Shqipëria duhet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ai e tha troç se vendi ynë duhet të jetë së më parë pjesë e familjes së madhe evropiane me qëllim që të jetë një fuqi e re financiare.

Kreu i qeverisë u shpreh se ende nuk ka ardhur koha që raporti ynë me BE të jetë i pavarur nga kush qeverisë në Shqipëri. Këtu ironizoi edhe opozitën, duke thënë se “çdo tango me Kujtim Gjuzin do të ishte një lëkundje e përgjithshme”.

Rama: BE është i rëndësishëm edhe për ekzistencën dhe sigurinë kështu sic po shkojnë gjerat. Gjithë përpjekja që po bën sot BE dhe që unë jam i bindur më herët se vonë do jetë përpjekje e gjithë kontinentit tonë, flas për vendet demokratike që do mblidhen në Tiranë më 16 maj është një qasje komplet e re ndaj sigurisë, ndaj mbrojtjes dhe ndaj sensit të përbashkët të sigurisë.

Kjo është diçka e re, është diçka urgjente e kohës dhe këtu na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri, stabilitet i plotë në këtë marrëdhënie. Nuk ka ardhur akoma kohë që raporti ynë me BE të jetë i pavarur nga kush qeverisë në Shqipëri. Ajo kohë vjen në momentin kur ne bëhemi anëtar. Për aq kohë sa nuk jemi anëtarë është e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri. Është bërë një investim i madh në këto vite që ne të kemi këtë partneritet, këtë respekt reciprok dhe të kemi këtë besim tek Shqipëria. Cdo lloj lëkundje dhe cdo tango me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme. Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë. Më besoni. Është ku ma gjen.

Tjetra që ka rëndësi është që na duhet BE sot dhe na duhet të jemi anëtar të BE sa më parë për të marrë një fuqi të re financiare. Përveç të gjitha të mirave të tjera ka anëtarësimit. Në momentin kur ne hyjmë në BE futemi në shtetet përfituese.