Rrëmbehet konsulli i Britanisë së Madhe në Ekuador, shpëtohet nga policia Colin Armstrong

Biznesmeni britanik Colin Armstrong, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Ekuador është shpëtuar nga policia.
Ai ishte Konsulli i Nderit i Mbretërisë së Bashkuar në Guayaquil dhe sipas informacioneve ai u rrëmbye nga ferma që ai zotëron në provincën e Los Rios, së bashku me partnerin e tij, herët në mëngjesin e së shtunës (16 Dhjetor).
Raportet e mediave lokale thanë se kriminelët e maskuar si oficerë policie hynë me forcë në pronën e 78-vjeçarit dhe e rrëmbyen atë dhe partneren e tij kolumbiane.
Cesar Augusto Zapata Correa, komandanti i përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, postoi në X për të thënë, se zoti Armstrong ishte gjetur në rrugën për në Manabi, jo shumë larg vendit ku u rrëmbye.
Shefi i policisë tha se Armstrong është "i sigurt dhe i shëndetshëm" dhe njoftoi se nëntë persona janë arrestuar, thuhet në media.
Ministrja e Brendshme e Ekuadorit, Monica Palencia falënderoi policinë në një postim në X, ku tha:
"Ne nuk do të lejojmë mosndëshkimin. Veprimet e policisë vazhdojnë."
-
Tentuan të vidhnin një gjenerator, arrestohen 3 persona në Tiranë
20 Dhjetor, 14:54
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

