Rusia godet me raketa spitalin e fëmijëve në Ukrainë! 28 të plagosur, mes tyre 4 të mitur!
24 Mars 2025, 15:34 / BOTA

Të paktën 28 persona janë plagosur në Sumy të Ukrainës, si pasojë e sulmeve me raketa ruse në një spital të zonës, thonë burimet ukrainase, raporton BBC.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të plagosurve katër janë të mitur.
Sulmet me raketa ruse vijnë në një moment kur po zhvillohen bisedime në Arabinë Saudite midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se diskutimet Kiev-SHBA të dielën, të mbajtura gjithashtu në Riad, ishin “produktive”
Por sulmet ruse në Ukrainë vazhduan gjatë natës, pasi ushtria ruse tha se ata kapën 28 dronë ukrainas
Ukraina tha gjithashtu se ka shkatërruar katër helikopterë ushtarakë në Rusi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


