Shtohen pacientët me sëmundjen e tiroides 'Hashimoto', Covidi shpërtheu rastet e fshehura, femrat më të prekurat

12 Mars 2025, 09:35 / BOTA ALFA PRESS

Shtohen pacientët me sëmundjen e tiroides 'Hashimoto',

7% e popullsisë në botë vuan nga Hashimoto, sëmundja autoimune e tiroides. Europa zë vendin e dytë pas Afrikës për numrin më të lartë të rasteve të prekur.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta në lidhje me sëmundshmërinë nga Hashimoto, por mjekët po konstatojnë shpërthim të rasteve pas pandemisë së COVID-19.

Endokrinologu Florian Toti tregon se përse femrat preken më shumë nga sëmundjet e tiroides në raport me meshkujt.

Hashimoto është një sëmundje e trashëguar. Personat që kanë të afërm në familje me këtë çrregullim duhet të kryejnë kontrolle periodike  për ta kapur herët sëmundjen.

Florina Toti thotë se një pacient Hashimoto bën një jetë normale, por edhe  të predispozuar për t'u prekur nga të tjera sëmundje autoimune.

Hashimoto është një sëmundje më bazë autoimune, ku trupi nuk e njeh më tiroiden si pjesë të tijën dhe prodhon antitrupa për të shkatërruar atë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128