Takimi për paqen në Moskë, Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është një rrëmujë! Kur t’i jap fund dua çmimin Nobel

2 Dhjetor 2025, 23:46 / BOTA ALFA PRESS

Takimi për paqen në Moskë, Trump: Lufta mes Rusisë dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka komentuar takimin e realizuar sot në Moskë mes diplomatëve amerikanë dhe palës ruse për të negociuar ndalimin e luftës me Ukrainën.

Trump e ka cilësuar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës si një rrëmujë, për të cilën thotë që nuk do të kishte nisur nëse ai do të kishte qenë president që prej shkurtit 2022, kur dhe Rusia vendosi të sulmonte Ukrainën.

Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta, dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim. Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them, çfarë rrëmuje. Është një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president”, ka deklaruar Trump, teksa në Moskë po zhvillohet takimi mes liderit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të tij, Steve Ëitkoff e dhëndrit, Jared Kushner.

Trump më pas me shaka sugjeroi edhe një herë se duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse i jep fund kësaj lufte.onte Ukrainën. Trump ishte një ndër personat pretendentë për të fituar çmimin e paqes këtë vit pasi i dha fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Po ndodh...