
Tensione në Turqi/ Persona të armatosur qëllojnë në drejtim të konsullatës së Irakut në Stamboll

Dy persona që udhëtonin me motoçikletë, kanë qëlluar tetë herë në drejtim të konsullatës së Irakut në Stamboll, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
“Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sonte, duke pasuar një sulm ndaj konsullatës së Irakut. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale,” tha Oncu Keçeli.
Zëdhënësi shtoi se autoritetet turke po hetojnë ngjarjen dhe janë duke punuar për identifikimin e personave të përfshirë. Ai theksoi gjithashtu se “ata që janë përgjegjës do të përballen me drejtësinë.”
Ndërkohë, në Stamboll dhe Izmir shpërthyen përplasje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, gjatë demonstratave të organizuara nga opozita në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Lideri i Partisë Popullore Republikane, Ozgur Ozel, deklaroi se mbi 300,000 protestues morën pjesë në sheshin kryesor të Stambollit për të mbështetur Imamoglu.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128