Trump ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri i Ukrainës: Të vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA!

4 Mars 2025, 13:56 / BOTA ALFA PRESS
Trump ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri i Ukrainës:

Kryeministri i Ukrainës thotë se vendi i tij është absolutisht i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara, edhe pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake.

SHBA është një partner i rëndësishëm dhe ne duhet ta mbajmë atë. Ne do të bëjmë gjithçka për të duruar”, u shpreh gjatë një konference Denys Shmyhal.

Ukraina tha gjithashtu sot se po “diskuton” me evropianët mundësinë e zëvendësimit të ndihmës ushtarake amerikane, ndërkohë që u deklarua e hapur për “negociatat” me Uashingtonin, pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për ndërprerjen e mbështetjes për Kievin dhe ushtrinë e tij.

Ne po diskutojmë opsionet me partnerët evropianë. Sigurisht nuk e përjashtojmë mundësinë e negociatave me homologët tanë amerikanë”, shkroi në platformën X, Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase.

Po ndodh...