Trump refuzon faljen e BBC-së për fjalimin e montuar, kërcënon me padi

10 Nëntor 2025, 16:17 / BOTA ALFA PRESS

Trump refuzon faljen e BBC-së për fjalimin e montuar,

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pranuar kërkesën për falje nga BBC pas skandalit me montazhin e fjalimit të tij dhe ka paralajmëruar një padi ndaj rrjetit britanik, ka konfirmuar vetë BBC. Nga ana tjetër, televizioni publik britanik njoftoi se ka marrë letrën nga ekipi ligjor i Trump dhe se do të përgjigjet “në kohën e duhur”.

Skandali u zbulua pas një hetimi të gazetës The Telegraph, e cila raportoi se BBC kishte ndryshuar përmbajtjen e një videoje nga fjalimi i Trump-it. Montazhi është transmetuar në emisionin “Panorama” në tetor të kaluar, vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe sipas një memoje të brendshme 19-faqëshe, programi “e kishte mashtruar plotësisht publikun”.

Në dokumentarin që trajtonte rolin e Trump në ngjarjet e 6 janarit dhe sulmin ndaj Kapitolit, BBC akuzohet se ka bashkuar dy pjesë të ndryshme të fjalimit të tij nga janari 2021. Në versionin e transmetuar, Trump dëgjohej t’u thoshte mbështetësve se “do të shkojmë në Kapitol për të luftuar me zjarr”, ndërsa ishte prerë pjesa ku ai i bënte thirrje për të marshuar “paqësisht dhe patriotikisht”. Në realitet, dy pjesët e fjalimit kishin një distancë kohore prej afro një ore.

Pas shpërthimit të reagimeve, presidenti i BBC-së, Samir Shah, kërkoi publikisht falje duke e cilësuar ngjarjen si “një gabim në gjykim”.

“Pranojmë se mënyra si u montua fjalimi krijoi përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon falje për këtë gabim,” thuhej në letrën e tij drejtuar Komisionit për Kulturë, Media dhe Sport.

Në të njëjtën letër, Shah mohon se BBC ka tentuar ta fshehë çështjen, duke kundërshtuar pretendimet e Michael Prescott, ish-këshilltar i pavarur për etikën e rrjetit, i cili kishte dhënë dorëheqjen në qershor, duke akuzuar menaxhmentin për mungesë transparence.

 

Po ndodh...

ide